
Pergola siguron një rregullim natyror dhe efikas të temperaturës së ambientit përmes krijimit të një mikroklime të qëndrueshme, duke funksionuar me konsum minimal të energjisë. Ky sistem inteligjent lejon qarkullimin optimal të ajrit dhe menaxhimin e ndriçimit natyral, duke përmirësuar komoditetin në ambiente të jashtme gjatë të gjitha stinëve të vitit. Falë dizajnit të saj të avancuar dhe funksional, ajo kontribuon në krijimin e një hapësire ekologjike, të shëndetshme dhe vizualisht tërheqëse.
Me një strukturë tërësisht prej alumini të cilësisë së lartë, pergola është e ndërtuar për të ofruar rezistencë të lartë ndaj kushteve atmosferike, si era, shiu dhe rrezatimi UV. Kjo e bën atë një zgjidhje afatgjatë që ruan formën, ngjyrën dhe qëndrueshmërinë me kalimin e viteve. Mund të integrohet në mënyrë harmonike me çdo stil arkitektonik ekzistues — në ballkone, tarraca apo oborre — ose të funksionojë si një strukturë e pavarur në hapësira të hapura.
Pergola lejon pozicionimin dinamik në varësi të orientimit të diellit dhe kushteve të motit. Kur hapet,krijohet ajrosje natyrale dhe një ndjesi të këndshme freskie; kur mbyllet, ajo ofrojn mbrojtje të plotë nga dielli, shiu dhe faktorë të tjerë të jashtëm. Sistemi gjithashtu përfshin kanale të integruara për rrjedhjen e ujit, duke garantuar izolim total dhe tharje të shpejtë të sipërfaqes.
Pergola mund të kombinohet në mënyrë perfekte me produkte të tjera të Veralux si: Zip Screen për mbrojtje shtesë nga dielli dhe era, Gijot për fleksibilitet maksimal të hapësirës dhe sistemet e dritareve apo dyerve Kjo bën të mundur krijimin e një hapësire funksionale dhe të gjithanshme që mund të përdoret komodisht gjatë gjithë vitit.